12:07 / E Diele, 12 Janar 2020 / indeksADMonline

Samsung sulmohet nga hakerët, vidhen të dhënat personale të personave të famshëm

Disa përdorues të telefonave Samsung kanë qenë cak i sulmeve të disa hakerëve.

Në këtë sulm janë synuar 10 persona të famshëm, në të cilin ka qenë i përfshirë edhe aktori Joo Jin-mo.

Fotografitë e mesazheve me tekste që besohet të kenë dalë nga telefoni i mençur i aktorit Joo Jin-mo që ishte hakuar së fundmi nga hakerat e panjohur / Fotografia e Korea Times nga Ryu Hyo-jin

Hakerët besohet se kanë vjedhur nga telefonët, foto, vido, mesazhe dhe shumë të dhëna tjera.

Po ashtu hakerët kërkuan para nga viktimat duke i kërcnuar se do t’i publikonin informacionet e tyre nëse ata nuk do të paguanin.

Po ashtu disa nga këta persona edhe paguan që të mos zbulohen këto informacione mirëpo jo edhe aktori Jin-mo, ku pas kësaj u zbuluan mesazhet e tij duke e dëmtuar imazhin e aktorit.

Kurse kompania Samsung ju kërkoi klientëve të saj që të vendosin masa shtesë të sigurisë./Indeksonline/.