11:40 / E Martë, 24 Korrik 2018 / indeksADMonline

Samsung ulë çmimet për disa produkte

Samsung ka nisur një ulje çmimesh që zgjat deri më 28 korrik dhe mund t’ju ofrojë atë që ju kërkoni. Samsung Chromebook Plus, i cili aktualisht kushton 399 dollarë (zakonisht $ 499), është një laptop i përshtatshëm për ata që kalojnë shumë kohë në mediat sociale, YouTube, ose duke punuar me dokumente. Edhe laptopi Samsung Notebook 9 Spin 13.3 inç, tani zbret me 300 dollarë, për t’ju ofruar një çmim më të pëlqyeshëm prej 1,099 dollarësh.

Kjo nuk është pajisja më e përballueshme me ëindoës 10, dhe ka disa nga shqetësimet e njëjta të dizajnit të Notebook 9 Pro, si butoni i fuqisë që është shumë afër folesë microSD.

Veç kësaj, ka një ekran LED të ndritshëm që del në rezolucion 3200 x 1800. Nga na tjetër, nëse ju jeni një person që i doni shumë lojërat, atëherë ju mund të merrni në konsideratë Odyssey Notebook të Samsung.

I pajisur me GeForce GTX 1060 të Nvidia dhe një procesor të lartë Intel Core i7, kjo pajisje mund t’ju ofrojë kënaqësinë e të luajturit të lojërave më popullore të PC-ve.

Ky model tani kushton 1,199 dollarë, pra arrin një zbritje prej 400 dollarësh poshtë çmimit të zakonshëm.

Temat: