16:12 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Samsung zyrtarisht e publikon një foto të Galaxy Note 9

Pas shumë fotografive të rrejshme të publikuara në rrjetet sociale të modelit të ri, Samsung Galaxy Note 9, vetë kompania ka reaguar duke e publikuar një foto zyrtare.

Në faqen zyrtare të Samsung është publikuar kjo fotografi por që pas disa minutash është fshier.

Imazhi konfirmon thashethemet se dizajni i Galaxy 9 do të jetë mjaft i ngjashëm me Galaxy 8. Sensori i gjurmëve të gishtërinjve tani është i pozicionuar në qendër, nën kamerat.

Telefoni do të ketë një bateri prej 4,000mAh, dhe do të ketë një variant me 128GB memorie./Indeksonline/

Temat: