09:33 / E Martë, 04 Gusht 2020 / indeksADMonline

Sanchez te Interi për 0 euro, Marotta mbyll marrëveshjen me United!

Pas javësh të tëra bisedimesh, Inter dhe Manchester United, kanë arritur akordin për transferimin përfundimtar të Alexis Sanchez te zikaltrit. Beppe Marotta dhe Piero Ausilio e kanë mbyllur marrëveshjen pa shpenzuar asnjë euro dhe jo duke paguar 16 milionë euro siç u tha fillimisht në media.

Sky Sport Italia raporton se për t’u liruar nga paga e lartë e kilianit, Djajte e Kuq e kanë lënë të lirë futbollistin për t’u transferuar përfundimisht te Interi pa marrë asgjë si shkëmbim.

Ndërkohë që edhe dëshira e Sanchez për të qëndruar te Interi ka patur një rol deçiziv në këtë transferim. Lojtari nga ana e tij ka arritur akordin për një kontratë 3-vjeçare me Interin nga e cila do të përfitojë 7 milionë euro, pra për të qëndruar te skuadra zikaltër kiliani ka vendosur të ulë ndjeshëm pagën.