22:11 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

”Santiago Bernabeu” i ri pritet të bëhet një realitet

Real Madridi pritet ta ri-konstruktojë ”Santiago Bernabeu-n” dhe plani do të prezantohet të dielën në Asamblenë e Anëtarëve.

Ky takim pritet t’i diskutojë edhe llogaritë financiare të sezonit paraprak, derisa vendimet buxhetore për sezonin aktual do të aprovohen nga anëtarët.

Kuptohet se buxheti në fjalë do të përfshijë edhe kostot e ri-konstruktimit të stadiumit, transmeton IndeksOnline.

”Los Blancos” ka punuar për këtë projekt prapa skenave, i cili pritet të implementohet së shpejti.

Projekti do licensohet nga Këshilli i Qytetit të Madridit, dhe kontraktorët të cilët do ta kryejnë punën tasshmë janë kontaktuar.

Kuptohet se kosto e këtij projekti do ta kapë shifrën e 400 milionë eurove./IndeksOnline/

Temat: