09:33 / E Hënë, 11 Dhjetor 2023 / L K

Santos merr vendim, pezullohet 10-shi i Peles, pas rënies nga liga

Asnjë futbollist i Santos nuk do ta ketë mundësinë që ta bartë fanellën me numrin 10 në sezonin e ri, shkruan ESPN.

Kjo fanellë me këtë numër e bëri të famshëm legjenda Pele, derisa ekipi do të garojë në sezonin e ardhshëm në Serie B, pas rënies nga elita e futbollit brazilian.

Dhe për këtë arsye, kryetari i ri i klubit, Marcelo Texeira, ka marrë vendim që në shenjë respekti për Pele, 10shi i Santos të mos përdoret deri në rikthimin e ekipit në Superligë.