10:34 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Santos: Ronaldo, më i miri në botë

Portugalia mposhti Lituaninë me rezultat të thellë 5:1 në një mbrëmje ku shkëlqeu Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi i Juventusit shënoi 4 gola nga 5 gjithsej ndaj Lituanisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Pas ndeshjes, trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, e çoi në qiell yllin portugez me lavdet që thurri për të. Ai tha se Ronaldo është padyshim lojtari më i mirë në botë.

“Kjo është dëshmia e qartë dhe e pakthyeshme  se ai është futbollisti më i mirë në botë”, tha Santos, pas ndeshjes kundër Lituanisë. Nuk ka asnjë stadium në botë ku nuk duartrokitet Ronaldo. Ne shkuam në Paris në ndeshjen time të parë dhe hoteli në Francë ishte përballë rrugës. Kishte me mijëra njerëz para derës sonë. Mendoj se është e çuditshme kur ai nuk shënon. Ata thonë se karriera e tij po merr fund… asgjë nuk po merr fund.  Duhet të jesh i kujdesshëm sepse nuk merr fund asnjëherë” – u shpreh Santos./Indeksonline/