18:07 / E Hënë, 21 Shtator 2020 / indeksADMonline

Sapo arrin Grenell në Aeroportin e Prishtinës, pas pak takimi me kryeministrin Hoti

Ka arritur për vizitë zyrtare në Kosovë Richard Grenell i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, raporton IndeksOnline.

Ai sot i shoqëruar nga një delegacion i qeverisë amerikane i udhëhequr nga nga kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler, pas pak do të zhvilloj takim me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti.

Në anën tjetër Hoti është bërë e ditur se do ta pres ambasadorin Grenell së bashku me 9 anëtarë të kabinetit të tij qeveritarë.

Bëhet e ditur se vizita bëhet me qëllim të fillimit të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur më 4 shtator në Uashington.

Live nga aeroporti/ Në pritje të vizitës së Richard Grenell në Kosovë

Posted by IndeksOnline on Monday, September 21, 2020