23:53 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Sarri befason: Ja çfarë Loftus-Cheek duhet të bëjë që të luajë nga minuta e parë

Maurizio Sarri e ka paralajmëruar Ruben Loftus-Cheek se ka ende punë për të bërë që të futet në formacionin bazë të Chelseat.

Mesfushori anglez shënoi tre-golësh në fitoren e sontme të Chelseat, 3-1 ndaj BATE Borisov në ”Stamford Bridge”.

Ishte vetëm starti i dytë i Loftus-Cheek këtë sezon dhe të dyja i bëri në Europa League, transmeton IndeksOnline.

Duke folur pas ndeshjes, Sarri tha se Loftus-Cheek duhet të punojë ende që të startojë në ndeshjet tjera.

”Loftus-Cheek luajti me të vërtetë mirë. Në faën ofanzive, ai ishte i mkreullueshëm”.

”I kam treguar atij në fillim të sezonit se është lojtar shumë i mirë. Dhe tani mendoj se ai i përshtatet mjaft mirë stilit tim”, tha Sarri.

”Por, ai duhet të përmirësohet në aspektin fdefanziv – por jo vetëm ai”.

”Kemi një problem taktik sepse kemi katër mesfushorë me karakteristika të njejta. Ishte e vështirë për ne ta vendosim në formacionin bazë”./IndeksOnline/