16:48 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Sarri befason të gjithë me fjalët për Jose Mourinhon

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri ka befasuar me komentin e tij pas shkarkimit të Jose Mourinhos. Trajneri italian ka thurur vargje miradie për portugezin.

“Më pëlqen shumë si një trajner dhe si një njeri. Ai ka të drejtë kur thotë se Manchester United ka një të ardhme pa atë dhe ai ka një të ardhme të madhe pa Manchester United. Unë shpresoj se do ta shoh atë përsëri në një stol përsëri. Ndoshta në Angli … jo këtu [në Chelsea]” ka thënë Sarri.

Për dallim nga Antonio Conte që kishte përballje të vazhdueshme verbale me Mourinhon, Sarri duket më i butë në këtë aspekt./Indeksonline/