10:53 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Sarri dëshiron t’i bëjë lojtarët edhe më të lumtur, bën dy veprime brilliante

Trajneri i ri i Chelseat, Maurizio Sarri, raportohet se i ka larguar dy rregullat, që i kishte vendosur ish-trajneri, Antonio Conte.

Regjimi strikt i Contes, sidomos në dietën e futbollistëve ishte jo i pëlqyer nga skuadra, dhe ndoshta ky ishte njëri prej faktorëve se pse ai u largua nga ”Stamford Bridge”.

Sarri gjithashtu e ka larguar rregullin se skuadra duhet të qëndrojë në një hotel në perëndim të Londrës në mbrëmje para ndeshjes së nesërme në shtëpi – një rregull tjetër jo i pëlqyer nga lojtarët, transmeton IndeksOnline.

Me këto veprime, Sarri dëshiron që t’i bëjë edhe më të lumtur lojtarët e skuadrës së tij.

Chelsea e Sarrit e ka filluar mbarë kampanjën e re në Premier League duke fituar, 3-0 ndaj Huddersfieldit si mysafir./IndeksOnline/