11:30 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

Sarri: Erdha te skuadra që çdo ditë mendoja si ta mposhtja

Maurizio Sarri është prezantuar si trajneri i Juventusit pas largimit nga Chelsea.

Tekniku italian rikthehet në Serie A te skuadra që e kishte rival kryesorë për tre vite me radhë derisa drejtonte Napolin.

Ai ndër të tjerash ka thënë se ka ardhur te skuadra që për tri vite mendonte vetëm si ta mposhte, shkruan Indeksonline.

“I dhashë gjithçka Napolit. Pastaj kisha një dyshim dhe vendosa të kisha një përvojë të mrekullueshme në Premierligë. Juventusi, klubi më i mirë italian në atë kohë, më dha mundësinë të kthehesha në Itali. Është arritja kurorëzuese e një karriere shumë të gjatë”, ka thënë Sarri.

“Unë kurrë nuk kam parë aq shumë vendosmëri nga ana e një kompanie për të marrë një trajner. Qëndrim i madh, i cili më bind. Ishte ndjesi shumë e fortë”, tha ndër të tjerash trajneri.

“Jam i lumtur me eksitimin që po shoh në Serie A. Është një vit sfidues për trajnerët, ka kushte për të krijuar diçka interesante dhe për të mbushur boshllëkun me Premierligën, por do të jetë një udhëtim i gjatë”.

“Për 3 vjet u zgjova dhe mendoja se si ta mposhtim Juventusin, sepse ishte skuadra fituese. I dhashë 110% por nuk arritëm. Është një eksperiencë e mbaruar dhe profesionalizmi im do të më çojë tani që të jap gjithçka për këtë kompani”, ka thënë ndër të tjerash Maurizio Sarri.

Sarri do të vazhdoj punën e Allegrit i cili ishte dominues në Serie A. /IndeksOnline/