20:08 / E Mërkurë, 10 Janar 2024 / Gj. Sh

Sarri ”ilaç” për Mourinhon, Lazio eliminon Romën nga Kupa e Italisë

Lazio ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Skuadra nga kryeqyeti italian, në çerkfinale mposhti rivalët lokal, Romën, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Mattia Zaccagni në minutën e 51-të, pasi u tregua i sakt nga penalltia.

Në gjysmëfinale, Lazio do të përballet me fituesin e ndeshjes Juventus-Frosinone./IndeksOnline/