22:22 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Sarri konsumon 80 cigare në ditë

Maurizio Sarri të dielën u zyrtarizua si trajneri i Juventusit, pas marrëveshjes që klubi italian arriti me Chelsean për ta liruar trajnerin e mirënjohur.

60 vjeçari njihet si konsumues i madh i duhanit por gjatë kohës së tij në Londër, e kishte kufizuar jashtëzakonisht shumë konsumimin, transmeton Indeksonline.

Sipas mediumit anglez the Mirror, Sarri pin deri në 80 cigare në ditë.

Tani pas rikthimit në Itali, sigurisht që trajneri mund të jetë më i lir në konsumimin e duhanit. /Indeksonline/