75 Mall Live Search
16:10 / E Hënë, 25 Maj 2026 / L A

Sarri largohet nga Lazio por jo nga Serie A, arrin marrëveshje me skuadrën e njohur

Maurizio Sarri është larguar nga Lazio.

Mirëpo italiani do të mbetet në Itali, pasi që ka arritur marrëveshje me skuadrën e Atalantës.

Ai do të zëvëndësojë Raffaelle Palladinon, i cili largohet pas një sezoni me “Zikaltrit” e Bergamos.

Për Sarrin, Atalanta do të jetë klubi i 5-të që menaxhon në Serie A pas Empolit, Napolit, Juventusit dhe Lazios./IndeksOnline/