16:24 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Sarri me probleme në sulm, i “frikësohet” Genoas

Të mërkurën në mbrëmje, Juventusi pret Genoan në ndeshjen e xhiros së 10-të të Serie A.

Trajneri i kampionëve në fuqi, Maurizio Sarri ka thënë se ka probleme në fazën e sulmit dhe vlerëson lartë kundërshtarin.

“Genoa është një skuadër me cilësi të rëndësishme, me kapacitet të lartë në qarkullimin e topit dhe mendoj se vendi që kanë në klasifikim është  gënjeshtër. Thiago Motta ka pak ditë që ndodhet këtu, por mendoj se diçka ka ndikuar te kjo skuadër. Kemi analizuar ndeshjen e fundit dhe ato të PSG U19 për të parë disa detaje që nuk u panë në ndeshjen e fundit”, ka thënë Sarri.

“Pjanic dhe Higuain dje nuk ishin në gjendje të stërviteshin kështu që të shohim. Douglas Costa nuk luan prej 45 ditësh, të shohim nëse do të luajë për disa minuta apo jo.”

“Gola të pësuar? Dua t’ju kujtoj se jemi mbrojtja më e mirë e kampionatit. Në Serie A tani po shënohet më shumë, skuadrat kanë një mesatare të lartë golash. Në ndeshjet e fundit kemi pësuar gola nga penalltia, kështu që situata nuk më duket kaq negative”, shtoi ndër të tjerash italiani.  /IndeksOnline/