10:23 / E Shtunë, 16 Qershor 2018 / indeksADMonline

Sarri merr me vete Hysajn tek Chelsea

Ka mbetur vetëm zyrtarizimi për të finalizuar kalimin e Maurizzio Sarrit te Chelsea.

Nëse pak ditë më parë dukej se ishte një çështje e mbyllur, situatat kanë ndryshuar pozitivisht. Maurizio Sarri dhe Chelsea janë shumë pranë njëri-tjetrit. Sipas Gazzetta dello Sport, Roman Abramovich duket se mund të gjejë akordin me Aurelio De Laurentiis.

Mes dy klubeve mund të nisin bisedimet për klauzolën e prishjes së kontratës, e cila ishte e vlefshme deri në 31 maj.

Sarri pritet të nënshkruajë për dy sezone, me opsionin për një të tretë, me një përfitim prej 5 milionë eurosh në sezon. Në marrëveshje përfshihen edhe Raul Albiol dhe Elseid Hysaj.

Reprezentuesi shqiptar pëlqehet shumë nga ish-trajneri i Napolit, që e do me çdo kusht me vete në Stamford Bridge.

Ndërsa si zëvendëstrajner i Sarrit, pritet të emërohet italiani tjetër, Gianfranco Zola.