10:46 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Sarri vendos për të ardhmen

Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri ka menduar mirë për të ardhmen e tij.

I kërkuari nga shumë klube angleze, franceze dhe spanjolle, me shumë gjasa do të mbetet trajner i klubit nga Serie A, transmeton IndeksOnline.

Sipas medieve në Itali, Sarri do të nënshkruaj kontratë të re brenda 48 orëve.

Trajneri pritet që të takohet me presindetin Aurielo de Laurentiis për të nënshkruar një kontratë të re.

Me barazimin e fundit të Juventusit dhe fitoren e Napolit, kjo e fundit është futur sërish në garën për titullin e Serie A. Tani Napi gjendet në pozitën e dytë me 73 pikë, dy më pak se lideri Juve./IndeksOnline/