09:37 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018

‘Sasa’ kaq elegante që në mëngjes, duket tejet në formë

Ka fituar simpatinë e publikut me rolin e ‘Sasa’ në serialin vendor ‘O sa mirë’ dhe Adriana Matoshi vazhdon të jetën mjaftë e komentuar.

Aktorja e njohur e cila iu qëndron afër adhuruesve edhe me postimet e ndryshme në ‘Instagram’ edhe këtë herë ka publikuar një imazh në të cilin është shfaqur tejet elegante, shkruan Indeksonline.

Adriana ka ardhur sharmante dhe me shumë stil përmes një fotografie të publikuar së fundi derisa dukej mjaftë në formë.

Ndryshe, aktorja po vazhdon angazhimet në serial dhe projekte tjera./Indeksonline/