75 Mall Live Search
08:42 / E Martë, 14 Korrik 2026 / G T

Xabi Alonso flet për Granit Xhakën dhe kalimin e tij të mundshëm në Chelsea?!

Trajneri i Chelseat, Xabi Alonso dje ishte në konferencë për media, të parën në stolin e bluve të Londrës.

Alonso u pyet nga gazetarët në lidhje me Granit Xhakën, i cili ishte raportuar se kishte arritur marrëveshje me Chelsean, shkruan Indeksonline

Megjithatë, kjo marrëveshje u prish, pasi Chelsea nuk arriti të bënte ofertën bindëse për Sunderlandin.

Pikërisht për mesfushorin shqiptar u pyet Alonso, trajneri spanjoll.

Përgjigjja e tij ishte e shkurtër: “Granit Xhaka? Nuk kam koment për lojtarët që s’janë pjesë jona!”

Kujtojmë se Xhaka është larguar nga Kupa e Botës pas eliminimit të Zvicrës nga Argjentina. Ai do të pushojë dhe do t’i bashkohet “Maceve të zeza” në stërvitje./Indeksonline/