23:28 / E Diele, 02 Gusht 2020 / C E

Schmeichel në hapa të babit, mund të bashkohet me Manchesterin

Kasper Schmeichel duket se mund të ndjek hapat e babait të tij.

Siç raporton The Sun, Manchester United është i interesuar për shërbimet e portierit të Leicester Cityt, Kasper Schmeichel.

Djajtë e Kuq janë në kërkim të një portieri të ri, pasi që nuk janë të kënaqur me paraqitjet e De Geas dhe kanë piketuar danezin si zëvendësimin ideal.

Schmeichel ka kontratë me Leicesterin deri në vitin 2023, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 10 milionë euro.