18:48 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

Scholes largohet si trajner i skuadrës angleze, një muaj pasi e mori këtë detyrë!

Paul Scholes është larguar nga posti i trajnerit të skuadrës angleze, Oldham Athletic. Ish-legjenda e Manchester United është larguar me marrëveshje të dyanshme duke thënë se nuk e gjeti aty, ashtu siç e priste ai.

“Kam vendosur me keqardhje të largohem. Për fat të keq u bë e qartë se nuk do të mund të veproja ashtu siç kisha menduar dhe siç besova kur e pranova këtë detyrë. Shpresoja së paku ta respektoja kontratën 18 muajshe që kisha, por nuk arrita.

Tifozët, lojtarët, miqtë e mi dhe familja e dinin të gjithë krenarinë dhe entuziazmin që kisha kur u bëra trajner. I uroj të gjithë për fat e suksese” ka thënë Scholes./Indeksonline/