09:15 / E Premte, 10 Qershor 2022 / OSH

Scholz arrin për pak në Kosovë, kryeqyteti mbushet me flamuj gjerman

Sot kancelari gjerman, Olaf Schoz do të vizitoj Republikën e Kosovës. Ai do të pritet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kurse në Greqi do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Për nder të vizitës së tij, rrugët në komunën e Prishtinës janë mbushur me flamuj gjerman.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me rastin e vizitës së kancelarit gjerman Olaf Scholz, sot do të ketë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta./IndeksOnline/