23:16 / E Shtunë, 08 Qershor 2019 / indeksADMonline

S’dorëzohet Rama: Zgjedhjet më 30 qershor, natën e mirë!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vazhdon të qëndroj prapa kërkesës së tij për mbajtjen e zgjedhjeve në fund të këtij muaji.

Ndonëse presidenti shqiptar, Ilir Meta sonte e tërhoqi datën e caktuar për zgjedhje më 30 qershor, Rama s’po pajtohet me të, transmeton Indeksonline.

Pasi ua tha qytetarëve gjatë një aktiviteti politik, Rama shfyrtëzoi edhe profilin e tij në Facebook për të përsëritur atë që e dëshiron.

“Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor! Natën e mirë”, ka shkruar Rama, duke treguar kështu qartë se ai është për mbajtjen e zgjedhjeve në këtë fundmuaj. /Indeksonline/