14:28 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj tallet me ‘shqiponjën’ e Hoxhajt, tenton ta imitojë

Pas mbledhjes së dy qeverive që u mbajt në Pejë, në fund u realizua edhe fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare.

Por, në këtë foto ra në sy zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, i cili në pozën ‘me shqiponjë’ shihet duke e bërë shqiponjën me duar së prapthi.

Ky veprim i tij u bë viral në rrjetet sociale. E talljet me këtë gjest të Hoxhajt nuk kanë mbaruar ende.

Shefi i tij në Qeverinë e Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj është tallur me gjestin e Hoxhajt gjatë një paraqitje në publik.

Haradinaj e ka bërë me duart e tij shqiponjën së prapthi, duke aluduar në veprimin e Hoxhajt.