S`e pyesin borën, në këtë fshat të Istogut po votohet me të madhe (Foto)
Votuesit e fshatit Zallç të Istogut kanë shprehur interesim të madh për të shfrytëzuar të drejtën e tyre demokratike.
Përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës, qytetarët kanë dalë për të vendosur rreth qeverisjes së tyre të ardhshme, raporton Indeksonline.
Ata do të zgjedhin mes Haki Rugovës së LDK-së dhe Gani Dreshajt të AAK-së.
Kujtojmë se qytetarët e Istogut po votojnë për herë të tretë, meqë pas zgjedhjeve të balotazhit, KQZ ka vendosur që kjo komunë të shkojë në rivotim. /Indeksonline/