22:07 / E Martë, 07 Korrik 2020 / C E

S’e respektojnë “Orën Policore”, Policia ndalon një grup të qytetarëve, në Vushtrri

Qeveria e Kosovës ka vendosur “Orën Policore” në katër komuna të vendit.

Prishtina, Prizreni, Vushtrria dhe Ferizaj do të jenë të mbyllura nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Për mbarëvajtjen e këtyre rregullave po përkujdeset Policia e Kosovës si dhe inspektorati nëpër komuna.

Një grup qytetarësh janë ndaluar nga Polica në qytetin e Vushtrrisë pasi kishin shkelur ndalimin e lëvizjes.

Këto masa kanë ardhur si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në këto komuna. /IndeksOnline/