Së shpejti bëhet kërkesa për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në New York
Anëtarët e Këshillit Inicues ‘’ Adem Demaçi në Shtatore ‘’, në New York kanë mbajtur mbledhjen e parë, ku dhe publikisht kanë shpalosur projektin e tyre për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në New York të SHBA – së. Anëtarët e Këshillit Inicues përbëhen nga : Gjek Gjonlekaj, Shefki Mexhuani, Gani Shehu, Naim Qelaj dhe Veton Grajqevci. Mbledhja filloi pas një minut heshtje për nder të jetës dhe veprës së Adem Demacit, simbolit të sakrificës dhe lirisë së Kosovës.
Të pranishmi i përshëndeti me një fjal rasti Gjek Gjonlekaj, i cili gjithashtu falenderoi, Shefki Mexhuanin për inciativën në ngritjen e shtatores së Adem Demaçit në New York. Shefki Mexhuani, gjithashtu falenderoi të pranishmit për përkrahjen dhe prezencën në këtë mbledhje, prezantoi pikat e rendit të ditës, shpalosi biografinë e Adem Demaçit, numëroi arsyet e kërkesës për shtatoren që do të jetë identiteti i Shqiptarëve të Amerikës dhe gjithashtu duke u treguar mjaft modest kërkoi që kjo ide është dhe ide shpirtërore e përbashkët dhe si e tillë duhet realizuar bashkarisht.
Për figurën dhe sakrificën e Adem Demaçit, folën edhe anëtarët tjerë si : z. Gani Shehu, z. Naim Qelaj, dhe z. Veton Grajqevci, ku u fokusuan tek elaborimi I figurës dhe arsyes së ngritjes së shtatores së Adem Demaçit në New York si dhe u fokusuan tek pikat e rendit të ditës për : mbledhjën dhe përpunimin e të gjitha materialeve për biografinë e Adem Demaçit, përfshirë dhe të gjitha çmimet ndërkombëtare të fituara, pastaj hulumtimin dhe përzgjedhja e lokacionit për shtatore në Manhatan New York, si dhe hapja e konkursit për skulptorët që do të përzgjedhën për përpunimin e shtatores së Adem Demaçit.
Vlen të theksohet se prezent në këtë takim ishin dhe përfaqësues të shoqave tjera Shqiptare që veprojnë në SHBA si psh : Hamid Alaj, Haxhi Zeneli, Alush Shala, Sami Gashi, Jeton Rama.
Gjithashtu, përkrahje kanë ofruar dhe Harun Ceka që përfaqëson shqiptarët e Dallasit, Luigj Gjoka nga MI Detroid, Niazi Musliu nga Alaska dhe Gani Ahmetaj nga Wisconsin.
Ky takim u ndjek live dhe nga Kanali TV NE, në krye me z. Adem Beliu.
Këshilli Inicues ‘’ Adem Demaçi në Shtatore ‘’, falenderon të gjithë të pranishmit për përkrahje dhe bashkëpunim e treguar. Gjithashtu, njofton së shpejti do të bëhet dorëzimi i kërkesës pranë autoriteteve amerikane, për ngritjen e shtatores së Adem Demaçit në New York.