09:23 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Së shpejti edhe malazezët bëhen pjesë e KFOR-it

Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, deklaroi mbrëmë se vendi i tij do të dërgojë dy oficerë në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë.

Boshkoviq, i cili është në vizitë zyrtare në SHBA, i tha Zërit të Amerikës se zyrtarët malazezë pritet t’i bashkëngjiten KFOR-it deri në fund të këtij viti.Ai shpjegoi se Mali i Zi, një anëtar i NATO-s, do të dërgonte një oficer në shtabin qendror të KFOR-it në Prishtinë dhe një tjetër në zyrën e ndërlidhjes, e cila ndodhet në Shkup.

Temat: