14:35 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Së shpejti qeset e plastikës do të duhet t’i blini me para

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se së shpejti në vend, qeset e plastikës do të duhet të blihen.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se kjo do të bëhet në mënyrë që të ruhet ambienti, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Në takim me përfaqësuesit e Rrjetit të Shitësve me Pakicë, u pajtuam se, në mënyrë që të ruhet ambienti dhe të mos keqpërdoren qeset e plastikës, t’u vendoset një çmim minimal me kosto, si praktikë në të gjitha shtetet e rajonit.

Qeveria e Kosovës do të jetë partnere e sektorit privat, duke i trajtuar me kujdes sfidat e tij, përballë legjislacionit në fuqi.

Me gjithë ligjin, i cili parashihet të hyjë në fuqi për vendosjen e flamujve të origjinës në të gjitha produktet, ekziston gatishmëri e përbashkët që në fazën e parë, për arsye teknike, sensibilizimi të bëhet përmes ekspozimit të flamurit të Kosovës,si sinjal për konsumatorin për fuqizimin e prodhimit vendor. /Indeksonline/