13:46 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Së shpejti vjen Mac Pro i ridisenjuar

Gjysmë viti pas njoftimit, Mac Pro i rinovuar i Applet, së shpejti do të jetë në dispozicion.

Kompania ka njoftuar klientët e interesuar që stacioni i punës dhe Pro Display XDR, do të jenë në dispozicion nga 10 dhjetori.

Apple ende nuk ka njoftuar për konfigurimin dhe çmimet e mundshme të Mac Pro-së, por sistemi bazë pritet të kushtojë 5.999 dollarë.

Sistemi do të përfshijë një procesor me tetë bërthama Xeon, 32 GB RAM dhe një SSD 256 GB, si dhe një kartë grafike Radeon Pro 580X. Çmimi do të rritet për konfigurim më të fortë, dhe kjo vlen veçanërisht për 1.5TB maksimale për ruajtjen e hapësirës.

Pro Display XDR do të ketë një çmim fillestar prej 4.999 dollarë për modelin standard dhe 5.999 dollarë për modelin me cilësi nano-reduktuese të shkëlqimit.