21:35 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Sean Paul në Shkup, kjo është data kur do mbajë koncert (Foto)

Këngëtari i njohur, Sean Paul pritet të vijë në Maqedoni, ku do edhe mbajë një koncert për adhuruesit e tij.

Sipas paralajmërimit, ky koncert pritet të mbahet në stadiumin e kryeqytetit, në Shkup.

Ardhja e tij është paralajmëruar për datën 23 gusht, dhe do jetë mundësi e mirë edhe për adhuruesit e tij që jetojnë në Kosovë.

Ndryshe, duhet cekur se Sean Paul ka edhe një duet me këngëtaren shqiptare, Dua Lipa, e titulluar: “No lie”./Indeksonline/