12:23 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Seanca drejt dështimit, nuk ka kuorum

Seanca e cila ishte paraparë që të mbahet në ora 11 nuk është duke u mbajtur.

Kjo pasi dy partitë opozitare, LDK dhe VV nuk po marrin pjesë në vazhdimin e seancës së djeshme, transmeton Indeksonline.

Për momentin janë rreth 40 deputetë në sallë, çka pamundësohet mbajtja e seancës.

Partitë opozitare nuk po pranojnë të marrin pjesë në seanca derisa në rend të ditës të jetë rezoluta e propozuar nga ta./Indeksonline/