14:57 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Seanca e jashtëzakonshme për Demarkacionin nesër në ora 10

Edhe pse zyrtarisht nuk ka vota për miratimin e projektligjit për marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, nesër do të vazhdoj seanca e jashtëzakonshme nga ora 10:00.

Nënjoftimin e Kuvendit thuhet se “Të nderuar/a, Njoftoheni se Seanca e Jashtëzakonshme, i vazhdon punimet nesër e mërkurë, më 28 shkurt, me fillim në orën 10:00, në sallën e Kuvendit.

Ndërkohë, zyrtarisht si nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga Lista Serbe kanë theksuar se nuk do ta votojnë këtë projektligj.

Aktualisht janë vetëm 78 deputetë pro marrëveshjes për Demarkacionin, vota këto të pamjaftueshme për ratifikim në Kuvend të kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare.

Nevojiten edhe 2 vota, në mënyrë që Kuvendi i Kosovës ta ratifikoj këtë marrëveshjeje.