75 Mall Live Search
19:05 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Deputetët e pozitës në sallë, presin nisjen e seancës

Deputetët e pozitës janë duke pritur në sallën e Kuvendit për nisjen e seancës së jashtëzakonshme.

Kjo seancë u shtye që dy herë për shkak të mungesës së kuorumit.

Me herët u njoftua se seanca do të nis në ora 18:30, mirëpo akoma nuk ka nisur.

Disa deputetë kanë nisur të vinë në sallën ku mbahet seanca.

Në këto fotografi të Indeksonline, në sallë shihen tre deputetët e Listës Serbe.

Kujtojmë që seancën e paraditës kur erdhi koha e votimit, Lista Serbe u largua nga salla duke pamundësuar kuorumin e nevojshëm prej 60 votave./Indeksonline/

Temat: