14:34 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Seanca për demarkacion shtyhet për javën tjetër

Shefat e Grupeve Parlamentare janë pajtuar me konsensus të plotë që seanca për votimin e demarkacionit të shtyhet për javën e ardhshme, për ti dhënë hapësirë edhe pak ditë reflektimit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe.

Burime të Indeksonline nga Kuvendi kanë bërë të ditur se tashmë të gjithë shefat e Grupeve Parlamentare, përfshirë edhe Vetëvendosjen janë pajtuar që seanca të mbahet javën e ardhshme, ndërsa ende nuk dihet nëse edhe deputetët e Vetëvendosjes do të votojnë pro marrëveshjes.

Po ashtu, mësohet se tashmë Lista Serbe është bindur dhe do të votojë në seancën e ardhshme për ratifikimin e demarkacionit dhe kështu mbetet vetëm Vetëvendosje ajo që nuk ka ndryshuar qëndrim për marrëveshjen e cila do ti sigurojë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.