Seanca për demarkacionin të mërkurën
Tri seanca të thirrura deri më tani për votimin e marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi kanë dështuar. E fundit ishte përpjekja e sotme. Në mungesë të sigurimit të 80 votave për ta kaluar këtë marrëveshje, deputetët votuan që kjo pikë të shtyhet për një ditë tjetër.
Burimet e Indeksonline kanë thënë se seanca e radhës do të mbahet të mërkurën kur edhe pritet të marr fund kjo temë.
“Seanca për votimin e marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi do të mbahet të mërkurën. Tani kemi edhe dakordimin nga Lista Serbe për ta votuar këtë marrëveshje dhe besojmë se ratifikimi do të ndodhë të mërkurën”, ka thënë burimi i Indeksonline.
Sipas burimit, aktualisht vetëm Lëvizja Vetëvendosje është kundër ratifikimit të demarkacionit, por shpresohet se deri të mërkurën edhe kjo lëvizje do të reflektoi për ta votuar marrëveshjen e cila i hap rrugë liberalizimit të vizave për kosovarët./Indeksonline