12:22 / E Enjte, 11 Prill 2024 / S Z

Seanca për vrasjen e Lulzim Fejzullahut: Një dëshmitar jep versionin e tij për rastin

Në Gjykatën Thmelore të Prishtinës, Departamentin për të Mitur, ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj dy të miturve për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë, Lulzim Fejzullahut.

Pas seancës që u zhvillua e mbyllur për media, avokati i palës së dëmtuar Tomë Gashi, ka thënë se një dëshmitar është dëgjuar ndërsa tjetri ka mbetur për seancën e radhës.

Ai ka bërë të ditur se seancat e radhës pritet të mbahen më 15 dhe 16 prill. “Seanca është e tipit të mbyllur ne mundemi me iu thënë se është vazhdimi sipas propozimit të Gjykatës Themelore për shqiptimin e vendimit dhe Gjykata ka urdhëruar që detajet e gjykimit të mos shpalosen.

Seanca e radhës është me 15 dhe 16 prill të këtij viti ndërsa nuk është e ndaluar me iu tregu se kanë qenë dy dëshmitarë njëri është marrë në pyetje ndërsa tjetri në mungesë të asaj se ka pranuar ftesën në mënyrë të rregullt apo jo ka mbetur për seancën e radhës”, Tomë Gashi Axha i të ndjerit, Rrahim Fejzullahu ka thënë shurt se i beson drejtësisë.

“ Unë i besoj drejtësisë dhe vetëm drejtësisë”, është shprehur Fejzullahu. Nga ana tjetër avokati i njërit prej të akuzuarve, Skender Musa ka thënë se çka ka ndodhur në seancë është e ndaluar që flitet në publik dhe se gjendja është përcjellur nga ana e psikologut ndaj dy të miturve.

“Çka ka ndodhur në seancë është e ndaluar është marrë aktvendim. Gjendja është përcjellur nga ana e psikologut ndaj dy të miturve”, ka thënë Musa.