75 Mall Live Search
16:16 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Sefaj e Pacolli takohen për të diskutuar rreth ndotjes së ajrit

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim nënkryetarin e komunës së Prishtinës, Selim Pacolli me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim, Pacolli e njoftoi ministrin Sefaj për masat që ka ndërmarr Komuna e Prishtinës në parandalimin e ndotjes së ajrit në kryeqytet.

Nënkryetari i komunës së Prishtinës kërkoi mbështetjen e MPB-së dhe Policisë së Kosovës për implementimin e këtyre masave me qëllim që të gjendet një zgjidhje për gjendjen alarmante të ndotjes së ajrit në Prishtinë.

Ministri Sefaj siguroi nënkryetarin e Komunës për mbështetje nga ana e MPB-së dhe policisë për jetësimin e kësaj nisme.

Ata u dakorduan që bashkërendimi i këtyre veprimeve do të jetë në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

Temat: