15:31 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Sefaj kërkon mbështetjen e SHBA-së për forcimin e rendit dhe ligjit

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka pritur sot në takim zyrtaren e Departamentit Amerikan të Shtetit nga desku për Kosovën, Kathryn Bondy, me të cilën ka biseduar për ndihmën që ka dhënë dhe vazhdon të japë SHBA-ja për institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë.

Në këtë takim ministri Sefaj kërkoi nga përfaqësuesja amerikane për vazhdimin e përkrahjes në forcimin e rendit dhe ligjit, sidomos në anëtarësimin e institucioneve tona në organizata ndërkombëtare policore, transmeton Indeksonline.

Zyrtarja amerikane Kathryn Bondy theksoi se është shumë e rëndësishme angazhimi i institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe luftimit të terrorizmit, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/