15:45 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

“Sefaj ministri i vetëm që arrestoi një zyrtar serb”

Këshilltari i Ministrit Flamur Sefaj, Liridon Sadrija përmes një postimi në Facebook e ka konsideruar hero Sefajn.

Sipas Sadijat, Sefaj ka qenë i vetmi që ka arrestuar një zyrtarë serb.

“Ministri Hero që arrestoj Gjuriqin. Ministri i vetëm që arrestoj një zyrtarë serb”, shkruan ai në Facebook.

Sot, kryeministri Ramush Haradinaj i kërkoi ministrit Sefaj ta liroj pozitën e tij. Krejt kjo pasi Haradinaj deklaroi se nuk ka qenë i njoftuar lidhur me aksionin e arrestimit dhe depërtimit të qytetarëve turq nga Kosova.