19:12 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Sefaj: Policia e Kosovës veproi në mënyrë shumë profesionale

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka lavdëruar punën e Policisë së Kosovës gjatë ditës së sotme, ku arritën që me sukses të arrestojnë Marko Gjuriqin.

Sefaj përmes një statusi në facebook, ka thënë se Policia e Kosovës është e përkushtuar që t’i kryen me përgjegjësi obligimet ligjore, shkruan Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës e kanë përmbyllur në mënyrë profesionale planin operacional për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serb në Republikën e Kosovës, të cilëve nga Prishtina zyrtare nuk iu është dhënë leja për të hyrë në shtetin tonë.

Policia e Kosovës është e përkushtuar për t’i kryer me përgjegjësi obligimet ligjore të saj dhe për të krijuar një ambient të sigurtë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.