75 Mall Live Search
16:01 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Sefaj- zv/ambasadores amerikane: Gjendja është e qetë në tërë vendin

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka pritur sot në takim zv/ambasadoren e SHBA-vë në Kosovë, Colleen Hyland.

Në një postim në Facebook, Sefaj ka shkruar se plani i djeshëm për ndalimin e zyrtarëve serb në Kosovë, u bë sipas ligjeve të Kosovës.

Ja postimi i plotë i Sefajt:

Në takim me zëvendësambasadoren e SHBA-ve në Kosovë Colleen Hyland, diskutuam për zhvillimet e fundit në vend. E njoftova zv/ambasadoren se Plani Operacional për ndalimin e zyrtarëve serbë të cilëve nuk iu është dhënë leja e hyrjes në territorin e Kosovës është bazuar tërësisht në Ligjet e Kosovës.

Zv/ambasadoren Hyland e njoftova po ashtu se organet e rendit janë të angazhuara në secilën pjesë të territorit të Kosovës, dhe se gjendja është e qetë në tërë vendin. Me znj.Hyland u dakorduam që institucionet e vendit duhet ta vazhdojnë përkushtimin e tyre për integrimin e plotë të pjesës veriore në jetën socio-politike të Republikës së Kosovës.

Temat: