75 Mall Live Search
19:13 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Sejdiu: Baca Adem, të qoftë i lehtë dheu për të cilin s`kurseve asgjë

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu e ka vlerësuar lartë kontributin e Adem Demaçit drejt lirisë dhe pavarësisë së vendit.

Ai ka thënë se baca Adem do të kujtohet gjithmonë për shërbimin ndaj atdheut.

“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për vdekjen e bacës Adem.

Baca Adem, do të kujtohet përherë për sakrificën e pashembullt si dhe për kontributin e jashtëzakonshëm, për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Gjithë jetën e tij e vuri në shërbim të atdheut. Vepra e tij do të jetojë përherë!

I qoftë i lehtë dheu i tokës, për të cilën s’kurseu asnjëherë asgjë!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook./Indeksonline/