11:19 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

Sejdiu konferencë pas shkarkimit: Turp vendimi i Bordit…, jam krenar me punën time!

Basri Sejdiu është deklaruar në një konferencë shtypi pas shkarkimit nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. Ky u mor të hënën nga Bordi drejtues i këtij institucioni.

Sipas tij, vendimi i Bordit është një turp që dikush të etiketohet në atë formë.  

“Nuk e ndij vetin mirë. Shkarkim i një përgjegjësie që më bën të jetoj me lehtë. Pozita që ka qenë me shumë përgjegjësi.

Jam krenar që kemi realizuar projekte nacionale në interes të 2 milionë shqiptarëve. Prandaj, është keq që dikush ta njollosë emrin. Më mirë ishte të shkarkohet dikush vetvetiu sesa kështu.

Prandaj, kam dëshirë që gjithë kolegët e mi ta kuptojnë realitetin dhe të mos bien pre apo të keqinformohen për raportet e Bordit. Ajo çka është më shqetësuese është se tash në kohë të pandemisë, një menaxhim që ka arritur përvojë, të ndërrohet në momentin kur kanë qytetarët më së shumti nevojë”, ka deklaruar ai.

Shkarkimi i Sejdiut vjen në kohën kur Qendra Klinike Universitare e Kosovës po përballet me numër të shtuar të pacientëve të prekur me COVID-19.