15:18 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Sekretari i NATO-s nesër viziton Kroacinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të qëndrojë të hënën (nesër), në një vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë.

Kjo është bërë e njohur nga zyra për informim dhe marrëdhënie me jashtë e NATIO-s.

Ne Kroaci Stoltenberg pritet të takohet presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, me kryeministrin Andrej Plenkoviq  dhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e  mbrojtjes atje, Damir Krsticeviq.