14:48 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Sekretari i NATO-s tregon se kur largohet KFOR-i dhe kur pritet formimi i Ushtrisë së Kosovës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoletenberg tha të hënën se KFOR-i do të vazhdoj të mbetet në Kosovë. Nuk ka ndonjë plan për t’u larguar, roli i KFOR-it në sigurimin e Kosovës është i rëndësishëm , tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës.

Stoltenberg shpjegoi se ndryshimi i misionit varet nga situata në terren, raportojnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

“Ndryshimi i misionit tonë varet nga situata në terren. Tani për tani, nuk është në axhendë. Ne monitorojë situatën, dhe tani ajo është e tillë që prania e forcave të NATO-s të nevojshme”, tha Stoltenberg në konferencën për shtyp para takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s.

I pyetur nga gazetarët serbë, duke komentuar qëndrimin e politikanëve shqiptarë se KFOR-i ishte pengesë për formimin e ushtrisë së Kosovës, kreu i NATO-s tha se çdo ndryshim në lidhje me forcat e sigurisë së Kosovës duhet të jetë ekskluzivisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Takimi ministror fillon në pasdite dhe mbaron nesër. Fokusi do të jetë në forcimin e marrëdhënieve BE-NATO, Korenë e Veriut, luftën kundër terrorizmit. /Indeksonline/