21:20 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sekuestrohen armë ilegale në Prizren

Policia e Rajonit të Prizrenit ka sekuestruar armë ilegale në du raste të veçanta.

Rasti i parë është mësuar të ketë ndodhur rreth orës 01: 00 të mesnatës në fshatin Korishë. Një patrullë policore e cila po patrullonte nëpër rrugët e fshatit e kishte ndaluar një automjet në të cilin ndodheshin dy persona dhe në trastën e pasagjerit, gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit të panjohur me pesë fishekë.

Ndërkaq rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 13:00 në rrugën “Shaban Binaku”. Sipas raporteve hetimore thuhet se një i mitur e kishte rrahur me shkop një të mitur tjetër. Gjatë intervistës me viktimën, hetuesit kanë siguruar informacione se i njëjti posedon një armë ilegale. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të miturit, në frigorifer është gjetur një pistoletë e llojit “Bloë mini mod 2003” e cila është sekuestruar në cilësi të provës materiale. Për të dy rastet është iniciuar procedura penale ndërsa i dyshuari i parë ndalët në masën e arrestit për 48 orë.