16:20 / E Shtunë, 10 Mars 2018 / indeksADMonline

Ziadin Sela rizgjidhet kryetar i “Aleancës për Shqiptarët” (Foto)

 Kreu i deritanishëm i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela do të vazhdoj të drejtoj partinë edhe për një mandat të dytë, raporton Indeksonline.

Pasditën e sotme në ambientet e Pallatit të Kulturës në Tetovë, Aleanca për Shqiptarët mbajti Kongresin e saj të parë që nga themelimi si subjekt politik, në të cilën morën pjesë 607 delegatë.

“Ju faleminderit për besimin dhe për këtë përkrhaje të madhe që natyrisht që unë por edhe të gjithë ne e kemi mëse të nevojshme”.

“I falenderoj të gjithë delegatët nga të gjitha rajonet e Maqedonisë përfshirë këtu edhe disaporën të cilët janë dhe kanë qenë e kanë bërë atëherë kur ka qenë më e nevojshme për vendin, përfshirë këtu edhe në konfliktin e 2001”.

Sela tha se tryeza përbashkët me partite tjera shqiptare është tashmë pjesë edhe e platformës së Aleancës për Shqiptarët, ku përmes kësaj tryeze do të arrijmë të ngrisim zërin dhe të paraqesim problemet tona e të arrijmë barabarsinë mes shqiptarëve dhe maqedonsave në Maqedoni.

Sela ishte i ashpër në kritika ndaj qeverisë aktuale duke thënë se kjo qeveri nuk ndryshon aspak nga qeveria e kaluar e VMRO-DPMNE-së.

Mes tjerash në këtë kongres u bë miratimi i plaformës së partisë si dhe u zgjodhën anëtarët e rinjë të kryesisë qendrore.

Të pranishëve iu drejtuan shumë figura të rëndësishme të kësaj partie në mesin e të cilëve edhe kryetari i Gositvarit, Arben Taravari.

Gjithashtu, Sela si i vetëm kanditat ka marrë mbështetje nga të gjitha degët dhe forumet e tjera partiake.

Kujtojmë se në bazë të statutit partiak të kësaj partie, kryetari i partisë ka të drejtë vetëm dy mandate ta drejtojë partinë. / Indeksonline/