13:45 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sela kërkon dëmshpërblim prej 500 mijë euro për ngjarjen e 27 prillit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela kërkon dëmshpërblim prej 500 mijë euro nga dhunuesit që e sulmuan në Kuvend natën e 27 prillit.

Avokati i tij, Abedin Abduli, sot në Gjykatën Penale kërkoi 30 milion denarë, gjegjësisht 500 mijë euro për harxhimet e shërimit të Selës, për lëndimet fizike që i ka pësuar nga dhunuesit, raporton tv21.tv

Në këtë rast akuzohen Kire dhe Cane Gjorgievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Cenkov, Nikolce Dimitrievski, Aaleksandar Janevski-Toshta, Andrej Micov dhe disa të tjerë. Në seancën e kaluar e cila u mbajt më 26 janar, të gjithë të akuzuarit për tentim vrasje të Selës, u deklaruan si të pafajshëm.

 

Temat: